Qasja te cilësimet
Shihni dhe ndryshoni cilësimet për pajisjen tuaj nga menyja e Cilësimeve. Menyja e
Cilësimeve është e qasshme nga paneli i Cilësimeve të shpejta dhe nga ekrani i
Aplikacioneve.
Për të hapur menynë e cilësimeve të pajisjes nga ekrani i aplikacioneve
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë
Cilësimet.
Për të parë informacionet rreth pajisjes suaj
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Informacion mbi telefonin.
Për të aktivizuar ekranin duke përdorur rregjimin Trokitja lehtë për zgjim
1
Sigurohuni se rregjimi Trokitja lehtë për zgjim është aktivizuar. Për ta aktivizuar,
trokitni lehtë
Cilësimet > Ekrani dhe më pas zvarritni rrëshqitësin pranë Trokit për
ta zgjuar në të djathtë.
2
Trokitni lehtë dy herë në ekran.
Për të hapur ose për të mbyllur panelin e Cilësimeve të shpejta
•
Cër të hapur panelin e Cilësimeve të shpejta, zvarritni poshtë shiritin e gjendjes.
Për të hapur panelin e Cilësimeve të shpejta, zvarritni poshtë shiritin e gjendjes me anë të dy
gishtave.
Për të aktivizuar Dritën e dorës
1
Zvarritni poshtë shiritin e gjendjes me dy gishta.
2
Trokitni lehtë .
Për të përzgjedhur se cilat cilësime shfaqen në panelin e Cilësimeve të shpejta
1
Duke përdorur dy gishta, zvarritni poshtë plotësisht shiritin e gjendjes dhe më pas
trokitni lehtë
Modifiko.
2
Në seksionin në fund të ekranit, prekni dhe mbani ikonën për cilësimin e shpejtë
që dëshironi të shtoni dhe më pas zvarriteni dhe lëshojeni në pjesën e sipërme të
ekranit.
Për të risistemuar panelin e Cilësimeve të shpejta
1
Zvarriteni plotësisht poshtë shiritin e gjendjes dhe më pas trokitni lehtë te
Modifiko.
2
Prekni dhe mbani një ikonë, më pas zhvendoseni atë në pozicionin e dëshiruar.