Aplikacionet e vogla
Aplikacionet e vogla janë aplikacione në miniaturë që mund të ekzekutohen mbi
aplikacionet e tjera në të njëjtin ekran, për të aktivizuar kryerjen e shumë detyrave
njëherësh. Për shembull, mund të keni të hapur një faqe uebi për afishimin e detajeve të
kursit të këmbimit të valutave dhe më pas të hapni aplikacionin e vogël Llogaritësja mbi
të dhe të kryeni llogaritje. Mund ta hapni dritaren e aplikacioneve të vogla nga ekrani i
aplikacioneve të përdorura së fundi. Për të shkarkuar më shumë aplikacione të vogla,
shkoni te Google Play™.
29
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të hapur një aplikacion të vogël
1
Për të hapur ekranin e aplikacioneve të përdorura së fundi, trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë
APLIKACIONET E VOGLA.
3
Trokitni lehtë tek aplikacioni i vogël që dëshironi të hapni.
Mund të hapni njëkohësisht disa aplikacione të vogla.
Për të mbyllur një aplikacion të vogël
•
Trokitni lehtë në dritaren e aplikacionit të vogël.
Për të shkarkuar një aplikacion të vogël
1
Për të hapur ekranin e aplikacioneve të përdorura së fundi, trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë
APLIKACIONET E VOGLA.
3
Trokitni lehtë .
4
Trokitni lehtë .
5
Kërkoni për aplikacionin e vogël që dëshironi të shkarkoni dhe më pas ndiqni
udhëzimet për ta shkarkuar dhe për të përfunduar instalimin.
Për të zhvendosur një aplikacion të vogël
•
Kur aplikacion i vogël është i hapur, prekni dhe mbani cepin e sipërm majtas të
aplikacionit të vogël, pastaj zhvendoseni atë në vendndodhjen e dëshiruar.
Për të minimizuar një aplikacion të vogël
•
Kur është hapur aplikacioni i vogël, prekni dhe mbani cepin e sipërm majtas të
aplikacionit të vogël dhe më pas zvarriteni atë në cepin e djathtë ose në pjesën e
poshtme të ekranit.
Disa aplikacione të vogla mund të minimizohen duke trokitur lehtë tek ikona .
Për të hequr një aplikacion të vogël
1
Trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë
APLIKACIONET E VOGLA.
3
Trokitni lehtë .
4
Trokitni lehtë
Çinstalo aplikacionin e vogël dhe më pas zgjidhni aplikacionin e
vogël që dëshironi të hiqni.
5
Trokitni lehtë
OK.
Për të shtuar një miniaplikacion si një aplikacion të vogël
1
Për të hapur ekranin e aplikacioneve të përdorura së fundi, trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë
APLIKACIONET E VOGLA dhe më pas trokitni lehtë te .
3
Trokitni lehtë .
4
Përzgjidhni një miniaplikacion.
5
Futni një emër për miniaplikacionin, nëse dëshironi, dhe më pas trokitni lehtë
OK.
Për të riemërtuar një miniaplikacion
1
Për të hapur ekranin e aplikacioneve të përdorura së fundi, trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë
APLIKACIONET E VOGLA.
3
Trokitni lehtë .
4
Trokitni lehtë
Riemërto widget-in dhe më pas përzgjidhni miniaplikacionin që
dëshironi të riemërtoni.
5
Futni një emër dhe më pas trokitni lehtë
OK.
6
Trokitni lehtë
.
Jo të gjitha miniaplikacionet mund të riemërtohen.
30
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të fshirë një miniaplikacion
1
Për të hapur ekranin e aplikacioneve të përdorura së fundi, trokitni lehtë .
2
Trokitni lehtë
APLIKACIONET E VOGLA.
3
Trokitni lehtë .
4
Trokitni lehtë
Fshi widget-in.
5
Përzgjidhni ikonën e miniaplikacionit që dëshironi të fshini dhe më pas trokitni lehtë
OK.
6
Trokitni lehtë
.
Jo të gjitha miniaplikacionet mund të fshihen.