Sony Xperia Z5 Premium - Duke regjistruar ekranin tuaj

background image

Duke regjistruar ekranin tuaj

Mund të përdorni tiparin e regjistrimit të ekranit për të regjistruar video të asaj që po

ndodh në ekranin e pajisjes tuaj. Ky tipar është i dobishëm, për shembull, kur dëshironi të

krijoni tutoriale ose të rregjistroni video ndërsa luani një lojë në pajisjen tuaj. Videoklipet e

regjistruara ruhen automatikisht në Album.

Pamja e përgjithshme e dritares së ekranit të regjistrimit

1

Minimizoni/riktheni dritaren e regjistrimit të ekranit

2

Regjistroni ekranin tuaj

3

Regjistroni ekranin tuaj kur kamera e përparme është aktivizuar

4

Regjistroni ekranin tuaj me/pa audio

5

Qasuni te cilësimet e regjistrimit të ekranit

6

Mbyllni dritaren e regjistrimit të ekranit

Për të regjistruar ekranin tuaj

1

Shtypni pak çaste tastin e energjisë derisa të shfaqet një dritare konfirmimi.

2

Trokitni lehtë mbi .

3

Pasi të hapet dritarja e regjistrimit të ekranit, trokitni lehtë . Do të nisë funksioni i

regjistrimit të ekranit dhe do të afishohet një buton i kohëmatësit.

4

Për të ndaluar regjistrimin, trokitni lehtë butonin e kohëmatësit dhe më pas trokitni

lehtë .

Për të regjistruar ekranin tuaj kur kamera e përparme është aktivizuar

1

Kur hapet dritarja e rregjistrimit të ekranit, trokisni lehtë mbi . Një dritare hapet

duke treguar një gjetës të pamjes për kamerën e përparme.

2

Për të filluar rregjistimin e ekranit tuaj dhe videon e rregjistruar nga kamera e

përparme, trokitni lehtë mbi .

3

Për të ndalur regjistrimin, trokitni lehtë mbi butonin e matësit të kohës, pastaj

trokitni lehtë mbi .

4

Për të mbyllur gjetësin e pamjes të kamerës së përparme, troktni lehtë mbi .

Për të parë regjistrimet e fundit të ekranit

1

Trokitni lehtë dy herë te shiriti i statusit për të shfaqur Panelin e njoftimeve.

2

Trokitni lehtë tek regjistrimi i ekranit.

Mund t'i shikoni po ashtu regjistrimet e ekranit tuaj në aplikacionin Albumi.

33

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.