Gjetja e numrit të identifikimit të pajisjes tuaj
Pajisja juaj ka një numër unik identifikimi. Ky numër quhet IMEI (Identiteti Ndërkombëtar i
Pajisjes Celulare). Duhet ta ruani një kopje të këtij numri. Mund ta kërkoni atë, për
shembull, kur qaseni në shërbimin e mbështetjes të Xperia™ Care për të regjistruar
pajisjen tuaj. Po ashtu, nëse pajisja juaj vidhet, disa ofrues të rrjeteve mund ta përdorin
këtë numër për të ndaluar qasjen e pajisjes në rrjet në shtetin ose rajonin tuaj.
Për të parë numrin IMEI në shiritin e etiketës
1
Hapni mbulesën për folenë e kartës SIM nano dhe të kartës së kujtesës.
2
Hiqni tabakanë e kartës SIM/ kartës së kujtesës. Vendosni një thua ose objekt
tjetër me një majë të gjatë të hollë nën anën e shiritit të etiketës dhe më pas
tërhiqeni jashtë shiritin. Numri IMEI është i afishuar në shirit.
Mund të shikoni po ashtu numrin IMEI duke hapur formuesin e numrit të telefonit dhe duke
futur
*#06#
.
Për të parë numrin IMEI nëpërmjet cilësimeve të pajisjes
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Informacion mbi telefonin > Gjendja >
Informacioni i IMEI-t.
20
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.