Sony Xperia Z5 Premium - Kyçja e ekranit

background image

Kyçja e ekranit

Funksionaliteti i gjurmëve të gishtave nuk është i disponueshëm në tregun amerikan.

Ka disa opsione të disponueshme për kyçjen e ekranit. Niveli i sigurisë i secilit lloj të

kyçjes përmendet më poshtë të renditur nga më i dobëti deri te më i forti:

Rrëshqitja e shpejtë: pa mbrojtje, por mund të qaseni shpejt tek Ekrani bazë.

Modeli: vizatoni një model të thjeshtë me gisht për të shkyçur pajisjen tuaj.

Kodi PIN: futni një kod PIN numerik me të paktën katër shifra për të shkyçur pajisjen tuaj.

Fjalëkalimi: futni një fjalëkalim alfanumerik për të shkyçur pajisjen tuaj.

Gjurma e gishtit: vendosni gishtin e regjistruar te tasti i energjisë për ta shkyçur pajisjen

12

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Është shumë e rëndësishme që të mbani mend modelin e kyçjes së ekranit, kodin PIN

ose fjalëkalimin tuaj. Nëse e harroni këtë informacion, rikthimi i të dhënave të

rëndësishme, të tilla si kontaktet dhe mesazhet, mund të jetë i pamundur. Nëse keni

konfiguruar një llogari të Microsoft® Exchange ActiveSync® (EAS) në pajisjen tuaj

Xperia™, cilësimet e sigurisë të EAS mund të kufizojnë llojin e kyçjes së ekranit për të

lejuar vetëm një PIN ose fjalëkalim. Kjo ndodh kur administratori juaj i rrjetit specifikon një

tip të ekranit të kyçjes për të gjitha llogaritë e EAS për arsye sigurie të ndërmarrjes.

Kontaktoni me administratorin e rrjetit të kompanisë ose organizatës tuaj për të

kontrolluar se çfarë politikash të sigurisë së rrjetit janë zbatuar për pajisjet celulare.

Funksionaliteti i gjurmëve të gishtave nuk është i disponueshëm në Shtetet e Bashkuara.

Për më shumë cilësime për çdo lloj të kyçjes së ekranit, trokitni lehtë pranë

Kyçja e ekranit.

Për të krijuar një model të kyçjes së ekranit

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë tek .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria > Kyçja e

ekranit > Modeli.

3

Ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.

Nëse futni një model të pasaktë të kyçjes pesë herë radhë, duhet të prisni 30 sekonda para se

ta provoni përsëri.

Për të ndryshuar llojin e kyçjes së ekranit

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë tek .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria > Kyçja e

ekranit.

3

Ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.

Për të ndryshuar modelin e kyçjes së ekranit

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë tek .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria > Kyçja e

ekranit.

3

Vizatoni modelin tuaj për shkyçjen e ekranit.

4

Trokitni lehtë te

Modeli dhe ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.

Për të krijuar një PIN të kyçjes së ekranit

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria > Kyçja e

ekranit > PIN.

3

Futni një PIN numerik dhe më pas trokitni lehtë

Vazhdoni.

4

Rifutni dhe konfirmoni kodin tuaj PIN dhe më pas trokitni lehtë

OK.

Për të krijuar një fjalëkalim të kyçjes së ekranit

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria > Kyçja e

ekranit > Fjalëkalimi.

3

Ndiqni udhëzimet në pajisjen tuaj.

Për të aktivizuar funksionin e shkyçjes me rrëshqitje

1

Nga

Ekrani bazë, trokitni lehtë .

2

Gjeni dhe trokitni lehtë te

Cilësimet > Ekrani i kyçjes dhe siguria > Kyçja e

ekranit.

3

Vizatoni motivin e shkyçjes së ekranit ose futni kodin PIN ose fjalëkalimin në varësi

të llojit të kyçjes së ekranit që është aktivizuar.

4

Trokitni lehtë

Rrëshqitja e shpejtë dhe më pas trokitni lehtë te PO, HIQNI.

Shkyçja me gjurmët e gishtave

Funksionaliteti i gjurmëve të gishtave nuk është i disponueshëm në tregun amerikan.

13

Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.

background image

Mund të përdorni gjurmën e gishtit për të shkyçur me shpejtësi pajisjen tuaj. Për të

përdorur këtë tipar, duhet të regjistroni një gjurmë gishti dhe ta aktivizoni këtë tipar te