Kërkimi i Google dhe Tani
Përdorni aplikacionin e Google për të kërkuar në internet. Mund të aktivizoni po ashtu një
furnizim për përditësime të rregullta - për shembull, mund të merrni informacione për
trafikun para se të udhëtoni për në punë, të gjeni restorante të mirënjohura në zonën tuaj,
të shikoni rezultatin aktual të ekipit tuaj të preferuar e më shumë. Në aplikacion mund të
qaseni duke trokitur lehtë në listën e aplikacioneve, ose mund të rezervoni një panel në
Ekranin tuaj bazë për një qasje të shpejtë dhe lehtësi për leximin.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar kartat e Tani
1
Nga
Ekrani bazë, trokitni lehtë .
2
Gjeni dhe trokitni lehtë te
Cilësimet > Google > Kërkimi dhe Tani > Kartat e Tani.
3
Trokitni lehtë te rrëshqitësi
Afishoni kartat.
140
Ky është një version i këtij botimi për Internet. © Printojeni vetëm për përdorim privat.
Për të rezervuar një panel në Ekranin bazë për Kërkimin e Google dhe Tani
1
Prekni dhe mbani një zonë në Ekranin bazë deri sa pajisja të dridhet.
2
Trokitni lehtë dhe më pas trokitni lehtë te rrëshqitësi
Google Now™.
3
Tani mund të rrëshqitni shpejt te paneli më në të majtë në Ekranin bazë për të
pasur qasje te ndërfaqja e Kërkimit të Google dhe Tani.
Nëse e rezervoni panelin më në të majtë për Kërkimin e Google dhe Tani, paneli kryesor i
ekranit bazë nuk mund të ndryshohet dhe nuk mund të shtoni panele të tjera në të majtë.
Mund të rezervoni vetëm panelin më në të majtë.